Valutat humbasin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 12 mars /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,35 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane humbi terren me 0,10 lekë.Dollari amerikan u këmbye me 91,11 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99,43 lekë.
Ndërkohë paundi britanik zbriti me 0,29 lekë duke u kuotuar në vlerën e 117,90 lekëve.
Monedha zvicerane këmbehet me 103,25 lekë, ose 0,41 lekë më pak se të martën. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 91.11 | -0.35 | |
| Euro | EUR | 99.43 | -0.10 | |
| Poundi Britanik | GBP | 117.90 | -0.29 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.25 | -0.41 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 61.33 | -0.63 | |
| Dollari Australian | AUD | 57.27 | -0.18 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 63.14 | -0.31 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.04 | -0.04 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.55 | -0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.33 | -0.02 | |
| SDR | SDR | 121.48 | -0.26 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 265520.96 | -795.01 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 3008.00 | +32.62 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.58 | -0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.57 | -0.07 | |
| Lira Turke | TRY | 2.49 | -0.01 | |