Reshje të denduara shiu në Shkodër- Përmbyten rrugët, Beci: Po punohet për normalizimin e situatës

Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes këtë të hënë.
Kryetari i Bashkisë Benet Beci ka publikuar pamje ndërsa thotë se punonjësit e ujësjellësit, shërbimet publike dhe emergjencat civile janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e shpjetë të situatës kjo edhe në varësi të situatës së reshjeve.
2Si pasojë e reshjeve ka prezence uji në disa segmente rrugore. Aktualisht po punohet në qendër të qytetit, dhe në një banesë në lagjen Kiras në një banesë me prezencë ku mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me pompa për tërheqjen e ujit. Situata është nën kontroll dhe të gjitha strukturat e bashkisë Shkodër janë në gadishmëri”, njofton kryebashkiaku.
/rtsh.al/