Reshje të dendura bore në qytetet veriore, bllokohen rrugë dhe komuna
TIRANË - Gazetarët e 'Shekullit' në rrethe raportojnë për intensifikim të reshjve të dëborës në të gjitha qytetet veriore të vendit. Sot paradite ka pasur reshje në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, në Rrëshen, Pukë, Kukës, Tropojë dhe Burrel. Ndërkohë akset nacionale në zonat malore si dhe akset rajonale janë bllokuar. Përmendim këtu si për problematiken, Qafën e Malin, rruga që lidh Pukën me Kukësit dhe që shërben edhe për lidhjen me Kosovën, tashmë që tuneli është i mbyllur.
Ndërkohë kalohet vetëm me zinxhirë edhe në rrugën Bogë -Theth, Shkodër-Pukë, Rrëshen-Fushë-Arrëz, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Kukës-Peshkopi, etj. Jane bllokuar komunat me te thella si, Kalisi, Ujmishti, Gryke Caji, Shishtaveci, Zapoti dhe Topojani si dhe Iballe, Fierzë, Vermosh, etj. Sot janë shënuar reshjet më të dendura të dëborës që nga nisja e stinës së ftohtë.