Reshje të mëdha dëbore në veri dhe juglindje
Ditët e para të 2010 kanë sjellë reshje të mëdha dëbore në veri dhe në juglindje në vendit. Kështu, në zonat malore por edhe në qendrat urbane të Burrelit, Bulqizës, Peshkopisë, Pukës dhe Kukësit në veri dhe Pogradecit, Korçës, Kolonjës, Librazhdit në jug, gjatë natës dhe ditës së sotme ka pasur reshje dëbore, ku trashësia në zonat me të ulta është 30-50 cm dhe zonat më të thella shkon deri në 80 cm.
Problematike janë akset rrugore, si Qafë Mali apo Qafë Thana ku kalohet vetëm me zinxhirë. Policia rrugore sugjeron drejtuesit e automjeteve të kufizojnë lëvizjet pasi rruga është me ngrica për shkak të temperaturave të ulta.