Ministria e Brendshme: Asnjë pengesë për pasaporta
TIRANË- Ministria e Brendshme ka deklaruar sot se procesi i pajisjes me pasaporta biometrike po ecën me ritme të shpejta.
Ministria, gjatë një njoftimi për mediat, duke akuzuar PS-në si demotivuese të këtij procesi ka sqaruar se gjithçka po ecën më së miri.
Sipas MB-së, deri në fund të vitit 2009 është arritur një shifër impresionuese e aplikimit për pasaporta biometrike, konkretisht 388 569 aplikime. Më tej, ajo i është drejtuar me thirrje qytetarëve jo vetëm të aplikojnë, por edhe të nxitojnë që të pajisen sa më parë me pasaportën biometrike" deklaroi sot ministria e Brendshme.
Ndërkohë që të gjithë aplikuesit për pasaportë biometrike që u është prodhuar pasaporta duhet ta tërheqin atë sepse pasaportat sapo prodhohen regjistrohen në sistem duke nxjerrë kështu të pavlefshme pasaportën e mëparshme.
"Asnjë aplikues pas datës 26.12.2009, nuk ndalohet deri në datën 10.01.2010 në asnjë pikë kalimi kufitar për shkak se vetëm ka aplikuar dhe nuk e ka marrë apo nuk i është prodhuar pasaporta"- thuhet në njoftim.