Gërdec, aksidentohen rëndë të afërm të deputetit Alibeaj
TIRANË- Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident në Vorë. Ngjarja ndodhi në mbrëmje, në vendin e quajtur kthesa e Gërdecit.
Sipas të dhënave të para, një makinë tip benz, në të cilën udhëtonte viktima dhe 3 personat e tjerë ka dalë nga rruga në rrethana që për policinë mbeten ende të paqarta.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin UShtarak dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është kritike.
Makina me targa TR 6654 J kishte ne bord njerez te afert te ish-ministrit te Drejtesise, deputetit te PD, Enkelejd Alibeaj. Ne te udhetonin, halla e tij, bashkeshorti dhe djali i tyre.