Berat, gjendet i vrarë me armë një shtetas
Viktima është shtetasi Namik Balliu, 60-vjeç, banues në fshatin Vokopol të komunës Tërpan.
Ai ka mbërritur i vdekur në morgun e qytetit, teksa do t’i nënshtrohet autopsisë. Policia tha se burri është qëlluar me armë zjarri, por ende nuk dihet autorët. Trupi i viktimës është gjetur në një pyll.
Paraprakisht, policia tha se 60-vjeçari është qëlluar me çifte. Familjarët i kanë deklaruar policisë se i afërmi i tyre kishte shkuar për gjah. /Start/
2012-01-08 13:52