E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, Beqiri: Situata nën kontroll

Gjendja e krijuar pas reshjeve të fundit në hidrocentrale do të menaxhohet me kujdes që të mos ketë derdhje të ujit nga portat dhe tunelet shkarkuese u shpreh Zv.ministri i Ekonomsë Tregtisë dhe Energjitikës Leonard Beqiri. Grupi i posaçëm që u ngrit për këtë problem arriti që të gjitha prurjet e 24 orëve të fundit të shfrytëzoheshin plotësisht për prodhimin e energjisë.
Prodhimi i energjisë në vendin tonë ka arritur në nivelet më të mira të vitit duke çuar në ndalimin e importit të energjisë dhe fillimin e depozitimit të saj në Kosovë dhe në vendet e rajonit. Pritet që edhe në ditët në vazhdim që janë parashikuar me reshje intensive të punohet me kujdes për të tejkaluar situatën e krijuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›