Sinani: Pushimi i 400 punonjësve të OSSH-së, i padrejtë
Sindikata e Pavarur e elektroenergjitikës së Shqipërisë është shprehur në një deklaratë për shtyp se pushimi i 400 punonjësve të OSSH-së nuk është i drejtë. Njoftimi për pushimin ka qenë i palajmëruar dhe motivi se këta punonjës janë abuzues dhe se kanë thyer disiplinën nuk është i drejtë. Kryetari i shoqatës Naizi Sinani i kërkoi OSSH -së që të pezullohet pushimi i punonjësve, të publikohen arsyet e pushimit si dhe për çdo vendim të vihet në dijeni sindikata.
Privatizimi i OSSH sipas Sinanit nuk mori parsysh pozicionin e punonjësve dhe për këtë ata kërkuan ndërhyrjen e qeverisë në zbatimin e reformës që të mos ndikoj në aspektin ligjor dhe social.
Privatizimi i OSSH sipas Sinanit nuk mori parsysh pozicionin e punonjësve dhe për këtë ata kërkuan ndërhyrjen e qeverisë në zbatimin e reformës që të mos ndikoj në aspektin ligjor dhe social.