Reshjet, Gjana opozitës: Mos e ekzagjeroni!
Ministri Gjana iu përgjigj shqetësimeve të opozitës ë lidhur me situatën e krijuar në vend pas reshjeve të shumta të shiut, të rëna në të gjithë territorin e vendit. Opozita kërkoi nga qeveria të dëmshpërblejnë banorët e dëmtuar
TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana deklaroi sot se situata e krijuar nga reshjet e dendura në vend është nën kontroll dhe se ajo po shkon drejt normalizimit. Deklarata e Minsitrit të Bujqësisë u bë sot në Parlament në seancën e radhës.
Ministri Gjana iu përgjigj shqetësimeve të opozitës së majtë lidhur me situatën e krijuar në vend pas reshjeve të shumta të shiut, të rëna dje dhe sot në të gjithë territorin e vendit.
Sipas ministrit, nuk duhet ekzagjeruar situata, pasi cdo gjë është nën kontroll. "Sipas informacionit të përcjellë në qeveria strukturat lokale në të gjithë vendin kanë qënë në krye të detyrës. Furnizimi me energji i hidrovoreve nuk është ndëprerë dhe funksionimi i tyre ka qënë me kapacitet të plotë , duke mos lejuar daljen nga shtrati të lumenjeve. Nëse nuk do të kishte qënë gadishmëria e strukturave përkatëse pasojat e reshjeve do të kishin qënë të rënda. Nuk duhet t'i ekzagjerojmë problemet, ndërkohë që intensiteti i reshjeve sot është ulur dhe situata po shkon drejt normalizimit", sqaroi në Kuvend, ministri Gjana duke iu përgjigjur shqetësimit të deputetëve të opozitës. Këta të fundit akuzuan sot qeverinë se nuk po merr masa për të përballuar situatën e rënduar nga më shume se 24 orë shira. Sipas tyre dhjetra familje kanë humbur banesat për shkak të përmbytjeve. Ata kërkuan nga qeveria të dëmshpërblejnë banorët e dëmtuar nga moti i keq.
(d.b/BalkanWeb)