E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitja e dherave rrëzon makinën në lumë, vdes shoferi

Një 35 vjecar ka gjetur vdekjen pasi rrëshqitja e dherave në rrugë si shkak i rreshjeve të shumta të shiut ka marrë automjetin e tij përpara duke bërë që të binte nga ura e quajtur, Ura e Tocit. 

GJIROKASTER-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Një 35 vjecar ka gjetur vdekjen në vendin e quajtur Kthesa e Tocit në orën 7.40 min të mengjesit të sotëm pasi rrëshqitja e dherave në rrugë si shkak i rreshjeve të shumta të shiut ka marrë automjetin e tij përpara duke bërë që të binte nga ura e quajtur, Ura e Tocit. Drejtuesi i mjetit Armando Gërdhuqi 35 vjec është gjetur nga udhëtarë të tjerë në afërsi të fshatit Krahës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë e Tepelenës. Efektivët e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti tip benz 190 me targa të Vlorës 1807 C.
Sipas policisë mjeti ka rënë poshtë urës pas humbjes së kontrollit si pasojë e vërshimit të ujit e dheut nga moti i keq që crregulluan më pas shpejtësinë e automjetit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›