Reshjet e borës, ndërprenë mësimin në Tetovë

Në shkollat e Tetovës sot është ndërprerë procesi mësimor për shkak të gjendjes së rënduar pas reshjeve të borës.
Shërbimi për punë publike në komunën e Tetovës informoi dje për ndërprerjen e procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme, për shkak të komunikacionit të rënduar dhe lëvizjes së qytetarëve nga reshjet e borës.
Në rajonin e Tetovës trashësia e borës ka arritur mbi 50 centimetra, ndërsa në Malin Sharr deri në 1 metër, raporton INA.
SPB në Tetovë ka informuar se janë të kalueshme të gjitha rrugët magjistrale të këtij rajoni si dhe autostrada, por rekomandohet që qytetarët të kenë kujdes në komunikacion.
Komuna e Tetovës ka angazhuar ekipet për pastrimin e borës në brendinë e qytetit dhe në rajonet periferik./Indeksonline/