Kosova mbetet kusht për Serbinë

Është reale të pritet që në Këshilli Evropian të vendosë që në qershor të fillojnë negociatat parapranuese me Serbinë me kusht që të përmbushen kushtet e vëna, ka thënë komisari evropian për zgjerim Stefan Fule për Veçernje Novosti.
Fule ka theksuar se nga Serbia nuk kërkohet të njohë pavarësinë Kosovës dhe se bashkësia serbe nga Kosova mund dhe duhet në mënyrë transparente të vazhdojë së marri përkrahje nga Beogradi.
Fule ka shtuar se pret që rekomandimi kryesor i Këshillit të Evropës të jetë inkurajimi i Serbisë në dritën e reformave dhe të dialogut me Kosovën.
Ashtu siç e ka marrë statusin e kandidatit në mars, nuk ka dyshim se BE me padurim pret që të fillojë bisedimet parapranuese me Serbinë sapo të realizohet përparim i mjaftueshëm në përmirësimin e dukshëm të marrëdhënieve me Kosovën.
Ky emërtim është pa prejudikim të statusit dhe është në përputhje me rezolutën 124 të OKB-s, mendimin GJND –së dhe me Deklaratën e Kosovës për Pavarësi ashtu si e kishte definuar vjet Këshilli, ka thënë Fule./Indeksonline/