E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS çregjistron Kastriot Islamin

Denis Dedej

Grupi parlamentar socialist ka vendosur dje përjashtimin e Kastriot Islamit nga partia në një seancë që ka pasur edhe debate mes deputetëve. Vetë Islami nuk ishte i pranishëm gjatë seancës pasi refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen me dyer të mbyllura. Deputetët Arben Malaj, Hazir Gashi, Tom Doshi dhe Marko Bello votuan kundër përjashtimit të Islamit, ndërsa Pandeli Majko dhe Ethem Ruka preferuan të abstenojnë. Ndërkohë dy nga njerëzit që kanë mbështetur Islamin në këto vite, Ben Blushi dhe Andis Harasani nuk ishin të pranishëm në mbledhje pasi ndodhen jashtë vendit.

***

Mbledhja ka nisur në orën 1:00 dhe vetëm disa minuta më pas një grup deputetësh ka dalë nga salla dhe janë mbledhur në lokalin pranë PS-së. Ata ishin Pandeli Majko, Arben Malaj dhe Ethem Ruka, të cilët kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë hyrë sërish në mbledhje.

Takimi i deputetëve ka zgjatur 1 orë e 30 minuta. Fillimisht në mbledhje ka qenë kryetari i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, i cili ka marrë fjalën përpara të zgjedhurve socialistë. Burime nga ky takim bëjnë të ditur për Shekullin se Ruçi ka informuar deputetët se do të diskutohet propozimi i Kryesisë për ndëshkimin e deputetit Kastriot Islami. Në atë moment ka qenë ky i fundit që ka kërkuar fjalën dhe ka shtruar kërkesën e tij. Nëse do të merret një vendim për përjashtimin tim apo do të diskutohet për këtë çështje, unë kërkoj që mbledhja të bëhet e hapur. Në të kundër unë nuk do të qëndroj këtu. Derisa të ketë një vendimmarrje unë po dal jashtë,- mësohet të jetë shprehur Islami.

Pas kësaj kërkesë ka ndërhyrë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka kërkuar të sqarojë deputetët mbi çështjen. Siç e dini në votimin politik për kandidaturën për kreun e KLSH nuk ishin të pranishëm 3 deputetët. Rudina Seseri më kontaktoi dhe më tha që e ka të pamundur të vijë, dhe më dorëzoi dorëheqjen, Majko nuk mundi të ishte prezent sepse në orën 16:00 do të duhej që të shkonte në ambasadën gjermane për një intervistë pune në OKB. Ndërsa deputeti Islami nuk ka sqaruar mungesën e tij,- është shprehur Rama. Më pas ai ka bërë edhe një paralelizëm me ata deputetë që kanë lënë impenjimet e tyre familjare për të qenë prezent në votim dhe ata që kanë munguar.

Deputetët vendosën të hedhin në votim këtë kërkesë të Islamit. Burime nga mbledhja pohuan se është vituar me unanimitet që mbledhja të jetë e mbyllur. Pas këtij vendimi është ngarkuar sekretari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, që të njoftojë Kastriot Islamin për vendimin. Ai ka shkuar tek kafja ku ndodhej deputeti dhe e ka njoftuar mbi vendimin e grupit, por Islami nuk ka pranuar të kthehet në sallë.

Pas kësaj mbledhja ka vijuar me diskutimet. Deputetët Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Arben Malaj kanë qenë të parët që kanë folur mbi këtë çështje. Deputeti Baraj mësohet të ketë thënë se baza kërkon që PS të merret me kundërshtarin dhe jo me veten. Ndërsa deputeti Doshi ka shprehur kundërshtinë e tij për çregjistrimin e deputetit nga grupi. Një tjetër deputet socialist, Arben Malaj, ka vlerësuar në mbledhje se mungesa e Islamit në Kuvend nuk kishte efekt politik. Pas diskutimeve, kreu i grupit socialist hodhi në votim çregjistrimin ose jo të deputetit Islami dhe vetëm katër deputetë votuan kundër dhe dy të tjerë abstenuan.

Diskutimet në mbledhjen e grupit

Gramoz Ruçi: Siç jeni njoftuar një nga çështjet që do të diskutojmë sot është dhe propozimi i Kryesisë për çregjistrimin e deputetit socialist Kastriot Islami.

Kastriot Islami: Dua të bëj një kërkesë. Nëse do të merret një vendim për përjashtimin tim apo do të diskutohet për këtë çështje, unë kërkoj që mbledhja të bëhet e hapur. Në të kundër unë nuk do të qëndroj këtu. Derisa të ketë një vendimmarrje unë po dal jashtë.

Edi Rama: Dua të bëj një sqarim për deputetët. Siç e dini në votimin politik për kandidaturën për kreun e KLSH nuk ishin të pranishëm 3 deputetët. Rudina Seseri më kontaktoi dhe më tha që e ka të pamundur të vij, dhe më dorëzoi dorëheqjen, Deputeti Majko nuk mundi të ishte prezent sepse në orën 16:00 do të duhej që të shkonte në ambasadën gjermane për një intervistë mbi kandidaturën si ndihmëssekretar për Europën Juglindore në OKB. Ndërsa deputeti Islami nuk ka sqaruar mungesën e tij. Shpreh vlerësimin për disa deputetë të cilët kanë lënë impenjimet e tyre familjare dhe kanë qenë prezent në votim. Një prej të cilëve është dhe Gjovalin Kadeli, që duhej të shoqëronte një familjarin e tij në spital dhe erdhi të votonte në parlament.

Gramoz Ruçi: Në çdo mbledhje ku janë diskutuar problemet e brendshme, ato janë zhvilluar me dyer të mbyllura. Pavarësisht kësaj, të hedhim në votim kërkesën e Islamit. Kush është pro? (Asnjë) Kundër? (Të gjithë). Atëherë diskutimi do të vijojë me dyer të mbyllura. Sekretari i grupit të lajmërojë deputetin Islamin për vendimin.

(Sekretari i grupit të PS-së, Taulant Balla, lajmëron Islamin, ky i fundit largohet nga selia e PS-së)

Taulant Balla: Njoftova deputetin Islami për vendimin. Ai nuk pranoi të vinte në mbledhje dhe u largua.

Gramoz Ruçi: Le të vijojmë diskutimet për çregjistrimin e deputetit Islami.

Arben Malaj: Unë jam kundër çregjistrimit të Kastriot Islamit sepse mungesa e tij nuk kishte efekt politik, pasi edhe po të votonte nuk të rrëzonte kandidaturën e kreut të KLSH-së të propozuar nga Presidenti. Nuk kemi pse ndalemi tek ky fakt, por tek fakti që u votua buxheti i shtetit mungonin 14 vetë.

Besnik Baraj: Mosmarrëveshjet dhe debatet brenda PS-së kur ekspozohen jashtë saj kanë një impakt negativ tek votuesit tanë. Sa më shumë kur kemi të bëjmë me kritika të egra sa i bën edhe vetë PD-ja. E quajta fare normale që të debatojmë brenda nesh, madje edhe më zë lartë, por jo ama ti nxjerrim sheshit ato. Ky fleksibilitet për të cilin flitet a ka impakt negativ tek votuesit tanë? Ky është shqetësimi im. Këtu disa njëherë i referohen statutit dhe njëherë flasin për fleskibilitetit dhe tolerancë. Pra largohen nga statuti. Për këtë arsye kemi dy standarde. Pasi është vendosur një moment që të zbatohet statusi, atëherë ai duhet zbatuar.

Tom Doshi: Unë jam kundër përjashtimit, po të ishte për të përjashtuar duhej bërë shumë kohë më përpara dhe jo tani.

Gramoz Ruçi: Ka më diskutime? Atëherë le të hedhim në votë çregjistrimin e deputetit Islami nga grupi i PS. Ku është kundër? (Arben Malaj, Hazir Gashi, Tom Doshi dhe Marko Bello). Kush është abstenim? (Pandeli Majko dhe Ethem Ruka) Kush është pro? ( Të gjitha ato që nuk votuan ngritën dorën).

Balla: Përjashtimi sepse u thye vendimi politik i grupit

Grupi parlamentar socialist miratoi zbatimin e normës statutore të PS për çregjistrimin nga grupi të deputetit Kastriot Islami, për thyerje të vendimit politik të grupit lidhur me votimin kundër kandidaturës së kreut të KLSH në seancën e kaluar të Kuvendit. Ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste mbi vendimin e deputetëve për marrjen e masës ndëshkimore ndaj të zgjedhur socialist. Sekretari i grupit parlamentar, Taulant Balla, sqaroi për mediat se qoftë pjesëmarrja në votim, qoftë votimi në unison me vendimin politik ishin të detyrueshme për të gjithë anëtarët e grupit socialist. Ashtu sikundër është e qartë se në këtë rast edhe zbatimi i normës statutore në rast shkeljeje të vendimit politik ishte një pasojë e paralajmëruar për këdo që mu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›