E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca rrëzon uljen e TVSH-së, Rama: Ne jemi për njerëzit, ata për klientët e tyre

Share

Mazhoranca ka rrëzuar sot në Komisionin e Ekonomisë paketën ligjore të propozuar nga Partia Socialiste për uljen e TVSH-së të disa produkteve ushqimore dhe heqjen e saj për ilaçet dhe disa produkte bazë të përditshme. Ndërsa kreu i PS-së Edi Rama e ka komentuar këtë qëndrim si mbrojtje të klientëve të saj nga ana e mazhorancës qeverisëse. Rrëzimi i planit tonë për uljen e taksës së ushqimeve sot në Kuvend konfirmon që ne jemi për njerëzit e zakonshëm, ata për klientët e tyre, shkruan Rama në rrjetet sociale FB dhe Twitter. Ndërkohë në mbledhjen e komisionit kishte debate të forta mes deputetëve socialistë dhe atyre të qeverisë. Opozita ka kërkuar që produktet bazë si mielli, buka, qumështi, veza të tatohen me 0% TVSH dhe për vajin, sheqerin dhe orizin tatimi të jetë në masën 10% duke filluar nga data 1 janar 2012. Deputeti demokrat Florian Mima, një nga drejtuesit e reformës tatimore të demokratëve në mandatin e parë, tha se ky propozim shkatërron sistemin tatimor. Qeveria përmes Ministrisë së Financave tha se heqja e TVSH-së nuk do favorizonte të varfrit, por një tjetër shtresë të popullsisë. Ndërsa deputetët Erjon Braçe dhe Mimi Kodheli akuzuan qeverinë se po manipulon tregjet. Sipas tyre propozimi i PS-së bëhet për të ulur rëndesën e buxhetit familjar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›