Reshjet e dëborës bllokojnë Shqipërinë

Reshjet e dëborës dhe moti i keq qëe kanë përfshirë të gjithë vendin kanë krijuar situatë të rënduar në disa qarqe. Në rrethin e Gjirokastrës, është e bllokuar Komuna Zagori e ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 35 centimetra. Rruga rurale nga Gjirokastra deri në qëndër të komunës Pogon të rrethit Gjirokastër është e hapur ndërsa midis fshatrave të kësaj komune është e bllokuar si pasojë e trashësisë së dëborës deri në 20 centimetra.E bllokuar plotësisht është gjithashtu edhe komuna e Kurveleshit si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës dhe po vazhdojnë ende,ku trashësia e dëborës ka arritur mbi 50 centimetra.(50-55 centimetra).Në aksin rrugor nacional Tepelenë - Ballsh , në vendin e quajtur Fabrika e Fosforit Memaliaj, si pasojë e rreshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje dheu dhe rruga është bllokuar. Lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me një kalim. Në rrethin e Përmetit, komuna Frashër është e bllokuar pasi trashësia e dëborës ka kaluar mbi 60 centimetra .Rruga rurale nga qytetit i Përmetit deri në vendin e quajtur Konec , 15 kilometra pa vajtur në qendër të komunës Frashër është e hapur. Nga ky vend e deri në qendër të komunës Frashër rruga është e bllokuar . Rrugët midis fshatrave janë të bllokuara , pasi në disa fshatra trashësia e dëborës ka arritur mbi 80 centimetra.
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë kaluar në gadishmëri të përforcuar dhe janë shpërndarë në të gjitha komunat e qarkut ku ka probleme si pasojë e rreshjeve, duke marrë kontakt me kryetarët e komunave dhe kryeplejtë e fshatrave për t'ju ardhur në ndihmë banorëve dhe drejtuesve të automjeteve për problemet që hasin. Po kontaktojmë me drejtuesit e ndërrmarrjeve Rruga Ura , Gjirokastër , Tepelenë dhe Përmet me qëllim kordinimin e veprimeve për të bërë të mundur hapjen e akseve rrugore rurale të bllokuara. Ndërkohë që janë më shumë se 100 automjete të bllokuara në segmentin e Kalimashit, në Mirëditë si pasojë e reshjeve të dendura të borës. sipas informacioneve më të fundit, policia ka ndaluar qarkullimin në Qafë Arrës, pasi rrugët janë plotësisht të bllokuara. Makina të bllokuara ka edhe në Qafë Shllak.Qarku i Dibrës rezulton i bllokuar plotësisht. Sipas të dhënave të siguruara, të 31 komunat e këtij qarku verior rezultojnë të bllokuara. Saktësohet se në komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Ostren, Martanesh, Zerqan, Xibër, Macukull, dhe në disa fshatra e komunës Komsi, trashësia e dëborës arrin në mbi 1 metër. Në të gjithë qarkun mungon energjia elektrike. Sipas të dhënave mungesa e energjisë po shkaktohet nga dëmtimet e shtyllave të tensionit të lartë. Saktësohet se pjesa më e madhe e defekteve janë shkaktuar si pasojë e rrëzimit të shtyllave të tensionit. Mësohet se ka nisur lëvizja në akset nacionale, por një gjë e tillë mund të realizohet vetëm me zinxhirë. Ndërsa lëvizja në akset rurale është e pamundur. Probleme vazhdon të hasen në Qafë Buall dhe Qafë Ulëz. Ndërkohë, dhjetëra udhëtarë e kaluan natën jashtë, deri në orët e para të mengjesit si pasojë e bllokimeve të rrugëve. Probleme vazhdojnë të hasen edhe në Pukë. Në këtë Iballë. Probleme ka edhe në qarkun e Shkodrës. Kështu akset Selcë-Vermosh, Bokë-Theth dhe Pukë-Fierzë rezultojnë të bllokuara. Aksi Qafë Çelë-Qafë Mali është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Probleme hasen edhe në disa komuna të tjera të qarkut. Ndërkohë, për të analizuar situatën është mbledhur Shtabi i Emergjencave. Sipas burimeve pranë këtij shtabi nuk ka probleme në furnizimin e banorëve me ushqime dhe ilaçe. Në rang qarku janë shënuar edhe disa defekte të energjisë elektrike, por është bërë i mundur riparimi i tyre dhe rikthimi i energjisë. Probleme hasen edhe në Malësitë e Krujës dhe Fushë Krujës. Në komunën Nojë rezultojnë të bllokuar 10 fshatra, ndërsa në malësinë e Kurbinit 8 të tjerë. Probleme janë hasur edhe nga përmbytjet. Si pasojë e mos funksionimit të një hidrovori janë përmbytur dhjetra hektarë tokë në fshatrat Adriatik dhe Vilaj. Probleme hasen edhe në aksin Tiranë-Elbasan. Kalimi në qafën e Krrabës behet vetëm me zinxhirë. Në qarkun e Elbasanit ka probleme në disa fshatra të Librazhdit. Lëvizja në drejtim të juglindjes vështirësohet në Qafë Thanë, ku kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Probleme janë hasur në Korçë. Segmenti Korçë-Pogradec ku të premten u izoluan nga dëbora dhe rreshqitja e një mauneje më shumë se 200 automjete është stabilizuar, por lëvizja kryhet vetëm me zinxhirë. Gjithashtu situatë shumë e rënduar paraqitet në aksin Korçë-Kolonjë në mënyrë të veçantë në Qafën e Qarrit ku më shumë se 6 kilometra të kësaj pjese janë të pakalueshme pasi dëbora ka kaluar të 40 centimetrat. Përsa i përket segmentit tjetër që lidh Shqipërinë me Greqinë ai Korçë-Kapshticë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Në qarqet më jugore situate është drejt përmirësimit. Në Qarkun e Gjirokastrës rezulton e bllokuar vetëm komuna Zagori.