E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës,bllokohet rruga në Qafë-Krrabë

Foto Ilustruese

ELBASAN- Dëbora që ka përfshirë disa zona të vendit ka shkaktuar probleme në qarkullimin normal të automjeteve.

Policia ka njoftuar së fundi se reshjet e dendura dhe të vazhdueshme të dëborës kanë bllokuar aksin, Tiranë- Elbasan,  në Qafë- Krrabë. Raportohet se trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 cm, ndërsa reshjet vazhdojnë.

Policia thotë se ka marrë masa për zhbllokimin e rrugës, por reshjet e dëborës dhe mjegulla e dendur e bëjnë shumë të vështirë zhbllokimin e saj.

Ulja e menjëhershme e temperaturave, shoqëruar gjatë natës me reshje bore ka sjellë problemet gjatë ditës së sotme edhe në  Qafën e LLogarasë.

Shumë automjete janë bllokuar në të dy anët e rrugës në segmentin Vlorë-Sarandë, në pamundësi për të kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›