Përjashtimi i Islamit, Malaj: Nuk i shërben PS
TIRANE- Pas votës kundër përjashtimit të Kastriot Islamit nga Grupi Parlamentar i PS-së, deputeti Arben Malaj e ka quajtur një ngjarje të dëmshme vendimin e sotëm të Partisë Socialiste.
Sipas Malajt, deputetët nuk duhet të jene thjeshtë kartonë, ata duhet të kenë personalitetin e tyre, duke shtuar se përjashtimi i deputetëve nuk i shërben sfidave të Partisë Socialiste.
Penalizimi politik krijon premisa negative në ushtrimin e mandateve politike, duke i shndërruar deputetët në thjeshtë kartona solidare, pa të drejtë analize dhe qëndrimi edhe individuale.-shprehet Malaj.
Deputeti Arben Malaj kishte paralajmëruar votën e tij kundër përjashtimit të kolegut, Kastriot Islami pak ditë më parë, kur në profilin e tij në Facebook publikonte katër pika pse nuk duhet ndërmarrë ky veprim.
Se pari – Ritheksova ne kryesi konceptin qe efikasiteti i nje force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa perjashtuese, apo disiplina formale. Masat ndeshkuese e perjashtuese do te jene te demshme per sfidat politike te PS-se.
Se dyti Kete koncept te organizmit dhe drejtimit te PS-se nuk e trajtova thjeshte per rastin Islami, por ja kam paraqitur edhe grupit te punes ne PS qe po punonte per permiresimin e statutit te PS. Pra eshte nje diskutim per mentalitetin si behet fituese PS dhe jo nje diskutim pro dhe kunder nje rasti te veçante.
Se treti Aq me pak ne nuk duhet te synojme rritjen e efikasitetin tone politiko-elektorale duke rritur masat ndershkimore ndaj çdo deputeti socialiste edhe ne rastet kur mospjesmarrja ne votime apo votimi abstenues, nuk prodhon nje rezultat politike negative per PS-ne, por shkelje te dispilines. Me mospjesmarrjen e tyre koleget deputet te PS nuk i sollen nje deshtim politik PS-se ne votimin perkates.
Se katerti Aktiviteti kokret i çdo deputeti mund te sherbej si element vleresimi per karrieren e tij politike por ne asnje rast mungesa ne seance parlamentare, mos votimi, apo votimi abstenues te sherbejne per te çregjistruar kolege nga Grupi Parlamentare. Shtimi i rasteve statutore kur nje deputet penalizohet politikisht krijon premisa negative ne ushtrimin e mandateve politike, dukei shnderuar deputet ne thjeshte kartona solidare, pa te drejte analize dhe qendrimi edhe individuale.