Ruçi takim zyrtar me Islamin Debat për gjyqin me dyer të hapura për mediet
20/12/2011 Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka zhvilluar dje një takim me të ashtuquajturin “rebel” të PS-së Kastriot Islami. Në bisedë është bërë i njohur zyrtarisht vendimi i kryesisë së PS-së si dhe nisja e diskutimit në takimin e radhës të grupit parlamentar socialist. Pas këtij njoftimi mësohet se Islami i ka kërkuar Ruçit që “gjyqi” të bëhet i hapur për mediet. Kjo si për të bërë transparencë në publik, ashtu dhe për t’i dhënë të gjitha argumentet “pro” dhe “kundër” secilës palë. Por duket se kjo pjesë nuk është pranuar as nga Ruçi e as nga kryetari i selisë rozë Edi Rama. Pritet që brenda javës të jepet vendimi përfundimtar.
Ende nuk është bërë e ditur nëse Islami pas përjashtimit nga grupi socialist dhe anëtarësia e PS-së do të kalojë në një tjetër forcë politike apo do të qëndrojë jashtë këtyre strukturave. Pak ditë më parë kreu i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar se partia që ai drejton është e hapur, nëse “rebeli” i fundit socialist do të kërkojë të jetë pjesë e kësaj force politike. Por duket se do të jetë vendimi përfundimtar që do të sjellë reagimin përfundimtar të Islamit.