Reshjet e shiut, përmbytet Tirana

Tirana ndryshon nga viti në vit por zakonin e përmbytjes nuk e harron. Ka mjaftuar vetëm një shi 20 minutash për të nxjerrë në pah bllokimin që ka sistemi i kullimit të ujrave në kryqytet.
Në orët e para të paradites, në Tiranë nuk bëhej fjalë për të shkelur rrugë apo trotuare pasi shumë zona ishin gati kushtet për të përdour varkat. Kamera jonë ishte në rrugën “Don Bosko”, ku shirat siç do vit kanë përmbytur këtë lagje.
Po a do të kemi shira në vazhdim? Meterologët e Meteoalb parashikojnë mot të paqëndrueshëm dhe rebeshe shiu gjatë ditëve në vijim.