E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja, Mediu kërkon rritjen e taksave për makinat e vjetra

Shqetësimi për nivelin e lartë të ndotjes në Shqipëri i dhënë dhe nga OBSH-ja pak kohë më parë, vë në lëvizje ministrinë e Mjedisit duke nisur projektet për reduktimin e saj. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, kërkohen rritjen e taksave ndaj automjeteve të vjetra, të para këto si dy nga faktorët më ndotës në vend.
 

Ndërsa për situatën kërcënuese të rebeshëve të shiut, që për 2 vjet me radhë përmbytën Shkodrën, Ministri i mjedisit garanton reduktimin e përmbytjeve por thotë se ende nuk ka masa të parandalimit të tyre.
 

Gjatë një takimi me një nga fondacionet gjermane me projekte në Shqipëri, Mediu u ndal në një tjetër çëshjte mjedisore, atë të erozionit detar. Në këtë rast, ministri kërkoi një studim të hollësishëm nga ekspertë në marrjen e masave të kohë për tu mbrotjur nga ky fenomen shkatërrues.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›