Reshjet e shiut, përmbytje në qarkun e Vlorës
Reshjet e orëve të fundit kanë përmbytur pothuajse të gjithë qytetin e Vlorës. Me këtë situatë e kanë kaluar natën e mbrëmshme banorët e qytetit të Vlorës, ku uji ka hyrë në shtëpitë e tyre duke dëmtuar mjaft orendi shtëpiake dhe duke shkaktuar mjaft panik.
Banorët shprehen se kjo është një situatë e papërballueshme nga ana e tyre, ndaj dhe kanë kërkuar ndihmën e instancave përkatëse.
Situata më problematike paraqitet në lagjen Çole, Centale, Kali i Trojës, Uji i Ftohtë si dhe rrugët kryesore të qytetit, ndërsa rreth 50 shtëpi janë përmbytur nga sasia e ujit.
Hidrovori është në gjendje punë, por janë kanalizimet e bllokuara dhe të ngushtuara, të cilat kanë inflencuar në këtë situatë kritike.