E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dhuron gjak, nisma e grupit për shëndetësinë

Selia e Partisë Socialiste është kthyer në një ambjent të dhurimit të gjakut gjatë paradites së kësaj të shtune. Rreth 15 persona të grupit të punës për shërbimin parësor shëndetësor në Partinë Socialiste kanë dhuruar gjak për organizatën e dhuruesve vullnetarë të gjakut.

Mjekja, njëkohësisht depuetete e selisë rozë, Klodiana Spahiu, tha se ky proces ndërgjegjësimi do të vijojë edhe në rrethe të tjera të vendit.
 

Kjo nuk është hera e parë që në ambjenete e Partisë Socialiste janë angazhuar drejtues të lartë të kësaj force politike në dhurimin vullnetar të gjakut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›