Transplanti i veshkës, s’kryhet më në QSUT, s’ka aparatura

Transplanti i veshkave në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" edhe pse u konsiderua një sukses i shëndetësisë shqiptare, nuk ofrohet më si shërbim. Shefi i nefrologjise Nestor Thereska shprehet se pas transplantit të parë dhe të dytë është ndërprerë kjo ndërhyrje për shkaqe objektive dhe mungesë aparaturash, ndërkohë që numri i të sëmurëve që kërkojnë transplant është në rritje.
"Ne bëme transplantin e parë, translantin e dytë me sukses. Janë bërë transplanet, por në spitale private. Kohët e fundit është ndërprerë ky shërbim për shkaqe objektive dhe mungesë të aparaturave. Detyra jonë është të zhvillojmë sa më shpejt këtë shërbim të transplantit, i cili për momentin ofrohet vetëm në spitale private. Është shtuar numri i të sëmurëve me dializë në rreth 15 herë dhe kjo kërkon ekip dhe mjete" tha Thereska.
Mungesa e transplantit në spitalin publik, detyron të sëmurët t`u drejtohen spitaleve private ose të kërkojnë shërbimin jashtë vendit.