Shkollat e mesme, gati renditja sipas cilësisë

Tashmë shkollat e mesme do ti nënshtrohen një vlerësimi të cilësisë së mësimdhënies.
Për të krijuar një urë lidhëse mes universiteteve dhe gjimnazeve UET organizoi një simpozium kombëtar, në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.
Kreu i këtij institucioni Robert Gjedia, shpjegon se synimi i tyre është përmirësimi i shërbimit arsimor.
Administratori i UET-së, Henri Çili, deklaroi se kjo nismë do të shërbejë për të drejtuar të rinjtë në arsim.
Në këtë simpozium merrnin pjesë drejtues të gjimnazeve nga i gjithë vendi.