E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet fryrjet e lumenjve demtojne rruget rurale ne Kukes

06-12-2010 / Gazeta 55

Prurjet e shumta te lumit Luma nga reshjet e diteve te fundit kane demtuar aksin rrugor Kukes-Shishtavec nderkohe qe qarkullimi ne kete aks eshte devijuar nga rruga e vjeter.
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne qarkun e Kukesit ku disa nga rruget kryesore kane pesuar demtime. Rruga Kukes-Shishtavec ka pesuar rreshqitje ne nje pjese te gjatesise se saj pasi uji ka demtuar murin mbajtes duke sjelle keshtu dhe shkarjen e saj ne lume. Sipas banoreve te ketyre zonave keto kane qene prurjet me te medha qe ka patur Luma prej dhjetera vjetesh. Por sipas Drejtorit te Rrugeve ne kete qark te gjitha akset jane te kalueshme pa probleme dhe situata eshte nen kontroll. Aktualisht te gjitha rruget qe jane ne varesi te kesaj drejtorie jane te kalueshme. Aksi kryesor Morine-Kukes eshte nen kontroll dhe nuk ka patur asnje problem. Ne rrugen Shishtavec-Kukes kemi patur nje demtim te rruges ku eshte shembur muri por kemi nderhyre- tha . Probleme ka patur edhe ne Uren e Fierzes ku nga shkarkimet e ketij hidrocentrali shpatullat e ures jane demtuar. Shirat e shumte kane shkaktuar probleme edhe ne aksin nacional Kukes-Peshkopi ku shkarjet e dherave kane demtuar trasene e rruges ne afersi te fshatit Bushtrice. Vetem nje nate me pare ne rrezik shembje ka qene dhe ura e Lapave po ne aksin nacional Kukes-Peshkopi ku prurjet e medha te lumit Bushtrica kane demtuar uren. Gjate gjithe nates eshte punuar per riparimin e saj duke e fortifikuar me gure ne pjeset e demtuara.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›