Te evakuuarit/Ministri Ksera viziton familjet rome te akomoduara ne Renc
Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ka ngritur ne kembe te gjitha strukturat e saj te cilat jane shperngulur prane zonave te prekura nga permbytjet. Ministri Spiro Ksera i ngarkuar nga Kryeministri si kryetar i Shtabit te Emergjences Civile per Qarkun e Lezhes i shoqeruar nga Drejtori i Pergjithshem i Sherbimit Social Shteteror Mihal Naco vizitoi Rencin e Gurit te Zi ne Shkoder ku jane akomoduar 92 familje rome me rreth 370 banore te lagjeve buze Liqenit te Shkodres. Perfaqesuesit e komunitetit rom te akomoduar tashme i shprehen Ministrit Ksera falenderimet per strukturat shteterore te cilat iu gjenden prane ne kete fatkeqesi natyrore dhe i bene prezente disa probleme qe kishin te benin me nevojat ushqimore dhe ne veshmbathje. Ministri Ksera i gjeti me vend kerkesat e tyre dhe premtoi se te gjitha kerkesat do te zgjidheshin menjehere duke i bere prezente ne shtabin qendror koordinues dhe duke mobilizuar vete strukturat e Sherbimit Social Shteteror dhe te institucioneve te perkujdesit. Ne vijim Ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Ksera e percolli problematiken ne Shtabin Qendror dhe ne te njejten kohe udhezoi institucionet e perkujdesit social te qytetit te Shkodres te jene ne kembe keto dite jo vetem per te perballuar nevojat e perfituesve ne keto institucione por edhe per te pritur raste emergjente te moshuarit dhe femijet te braktisur ose me probleme.
...