E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama po i shnderron permbytjet ne kale beteje te interesave te tij politike

06-12-2010 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe ministri i Energjetikes Ilir Meta ben bilancin e operacioneve ne diten e 6-te te lsquobetejes me permbytjet

Zv/kryeministri dhe njeherazi ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta deklaroi dje nga Shkodra se situata pas permbytjeve 6-ditore eshte vene nen kontroll te plote. Numri 2 i qeverise i beri keto deklarata pas mbledhjes se Shtabit te Emergjencave Civile ne qytetin veri-perendimor. Meta tha se kryetari i opozites Edi Rama perdori fatkeqesine natyrore te Shkodres per interesa te tij personale dhe politike nderkohe ato qe llomotiti ne media dhe akuzat e hedhura ndaj strukturave te shtetit do bente mire ti adresonte ne mbledhjen e Shtabit te cilin realisht e refuzoi dhe vizitoi zonat e permbytura pas 6 ditesh. Zv/kryeministri shqiptar foli per operacionet e Policise dhe Ushtrise si dhe situaten e shkarkimeve ne HEC-et e kaskades se Drinit. Meta theksoi gjithashtu se nje pune e jashtezakonshme eshte bere dhe vazhdon te behet per te siguruar argjinaturen ne Torovice.

Z. Meta si paraqitet situata dhe sa eshte siperfaqja e tokes se permbytur
Siperfaqja nen uje vleresohet te jete rreth 14 mije hektare nderkohe qe numri total i te evakuuarve eshte 11 mije. Persa i takon shkarkimeve ato kane pesuar nje ulje te ndjeshme. Megjithate shqetesim per situaten vleresohet se eshte niveli i larte i liqenit te Shkodres.

Po persa i perket ndihmave nga po vijne ato
Ndihma te konsiderueshme po vijne edhe nga Italia po vijne nga Austria edhe nga vende te tjera. Sot eshte zhvilluar nje takim ne Ministrine e Jashtme me perfaqesuesit e vendeve dhe organizatave nderkombetare ne Tirane. Ajo qe dua te cmoj eshte edhe solidariteti i treguar nga biznesmene dhe sipermarres vendas ku ka filluar te vijne ndihma dhe njekohesisht edhe angazhime per te garantuar kapacitete akomoduese per te gjithe ata qe kerkojne qe te akomodohen ne qendra ne kujdesin e qeverise dhe te autoriteteve vendore.

Z. Meta cfare konsiderohet me emergjente ne kete situate
Mendoj se me e rendesishme eshte ne radhe te pare garantimi i funksionimit te Ujesjellesit te qytetit te Shkodres gje qe eshte realizuar me shume sukses gjate ketyre diteve. Eumlshte garantimi me energji elektrike i gjithe zonave ne maksimumin e mundshem pasi dihet se permbytja ka sjelle probleme ne komuna apo ne fshatra te caktuar. Me rendesi te vecante eshte edhe sherbimi shendetesor ne menyre qe te mos cenohet dhe te mos rrezikohet jeta e asnje banori dhe sigurisht furnizimi sa me normal dhe i garantuar per nevojat me jetike qe nga ushqimi apo uji per komunat dhe fshatrat e izoluar. Tashme ka filluar te perparoje edhe procesi tjeter qe eshte me shume rendesi per banoret furnizimi me ushqim per bagetite e izoluara.

Z. Meta opozita ka deklaruar se banoreve te Shkodres i mungon uji i pijshem
Nuk e besoj. Per kete arsye te gjithe ekipet e Ministrise se Shendetesise se bashku me ekipet e Shendetit Publik te Shkodres kane marre te gjithe masat duke realizuar nje proces teper te rendesishem ne perpjekjet per te mbrojtur ujin e pijshem dhe per ta kontrolluar ate por edhe per te eliminuar cdo gje qe mund te sillte problem per shendetin e ketyre banoreve.

Z. Meta cili eshte komenti juaj ne lidhje me akuzat e z. Rama i cili sot ka vizituar Shkodren dhe ku deklaroi se pergjegjese per kete situate eshte qeveria dhe sipas tij opozita eshte e gatshme te ulet dhe te rishikoje dhe njehere buxhetin
Z. Rama do te kishte bere mire te kishte ardhur edhe ketu ne Shtabin e Emergjencave ne menyre qe keto ide ti parashtronte pasi ketu eshte gati trecereku i ministrave ne menyre te vazhdueshme i angazhuar dhe gjithe drejtuesit e pushtetit vendor por natyrisht qe eshte kujtuar shume vone me idete e tij per arsye sepse buxheti vetem tre dite me pare u diskutua dhe keto propozime mund te ishin bere ne menyre konstruktive aq me keq u kujtua pasi harxhoi dite te tera ne qytete te tjera te vendit sikurse ishte edhe vizita e fundit ne qytetin turistik te Pogradecit ku kerkohej hapja e kutive nderkohe qe banoret dhe qytetaret e Shkodres nuk kane nevoje per bllofe por kane nevoje per nje solidaritet te vertete njerezor. Nuk kane nevoje per cinizem dhe nuk kane nevoje per ta shnderruar nje fatkeqesi ne nje kal beteje per qellime krejtesisht te ngushta politike. Ne kemi qene dhe jemi te hapur per te bashkepunuar edhe me perfaqesuesit e opozites te cilet jane te gatshem qe te ndajne shqetesimin e tyre me kete komunitet ne menyre te ndershme dhe ne menyre vertet qytetare

Si perfundim z. Meta si do e konsideronit Ju situaten sot
Situaten do ta konsideroja nen kontroll jo duke qene te kenaqur me situaten ne te cilen ndodhemi sepse jane me mijera banore qe ndodhen nen uje por duke pasur parasysh punen e jashtezakonshme qe eshte bere per te mos patur nje situate shume me te veshtire. Pra nje situate ku mund te vihej ne pikepyetje Ujesjellesi i Shkodres qe do te ishte nje problem i jashtezakonshem apo nje situate ku edhe shume siperfaqeje tjetra ne rast se nuk do te mbroheshin argjinaturat e deritanishme do te ishin permbytur. Keshtu qe une shpresoj dhe besoj me angazhimin e te gjitheve per te minimizuar dhe ngushtuar gjithnje e me shume kete hapesire ne te cilen ne veprojme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›