E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet normaliteti ne Gjirokaster

06-12-2010 / Gazeta 55

Situata ne rrethin e Gjirokastres i eshte kthyer normalitetit duke u shoqeruar me nje mot te mire dhe terheqjen e Drinos ne shtratin e vet dhe gjithashtu me rikthimin e energjise elektrike ne shtepite gjirokastrite. Situata e perseritur ne Gjirokaster eshte shkak i demtimit te argjinatures se Drinos ne kater pika kritike dhe mos investimit ne te prej shume vitesh per te mos permendur edhe abuzimet e here pas hershme ne shtratin e Drinos me hedhjen e mbetjeve te ngurta apo marrjen e zhavoreve pa kriter. Nje dite me pare shirat sollen probleme ne qarkullimin ne disa akse rrugore por mbi te gjitha ka permbytur nenstacionin elektrik ne Gjirokaster duke rikthyer erresiren ne qytet per me teper se 12 ore. Edhe situata ne zonat e permbytura ne rrethin e Korces dhe te Devollit duket e permiresuar. Specialistet e bordit te kullimit jane duke punuar per mirembajtjen dhe hapjen e kolektorit te ujerave te larta te Sovjanit dhe kanalet e tjera kulluese te fushes se Korces per ti paraprire cdo situate te perkeqesimit te kushteve te motit. Nga ana e Shtabit te Emergjencave po mbahen ne monitorim te vazhdueshem rezervuaret e rrethit te Korces dhe Ersekes si dhe disa fshatra ne zonen e Mokres te cilat kane rrezik per rreshqitje te tokes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›