E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini sadizem ndaj qytetareve te Shkodres - qesh kur te tjeret qajne

06-12-2010 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaron se kryetari i Partise Socialiste dhe opozites Edi Rama perdor fatkeqesite e shqiptareve per interesa te tij politike. Kryetarja e Kuvendit mori shkas nga vizita e djeshme e Rames ne Shkoder. Ajo tha se krye-socialisti do bente mire tu shpjegonte qytetareve se si urdheroi deputetet qe te votonin kunder buxhetit te vitit 2011-te buxheti i cili parashikon 1 miliard leke investime per qarkun e Shkodres ne menyre qe ti shmanget njehere e pergjithmone hartes se permbytjeve. Une nuk kam pare ndonjehere dhe skam lexuar ne historine e vendit tim qe kur nje pjese e rendesishme e popullsise eshte ne ankth dhe frike kryetari i nje formacioni politike te qeshe - deklaroi Kryetarja e Kuvendit nga zonat e permbytura lidhur me qendrimet e kryetarit te Partise Socialiste ndaj situates se permbytjeve qe kane perfshire Qarkun e Shkodres. Ne fakt ne historine e Shqiperise nuk ka ndodhur kurre qe nje kryetar i nje force politike te shkoje ne Pogradec te tallet te qeshe me ata banore te cilet vuajne ankthin dhe friken qe sjell uji dhe te flase per kutite. Kjo nuk eshte cinizem sadizem por kjo do te thote te jesh katil ne shpirt dhe te jesh kunder te gjithe atyre qe qajne qe kane lot ne sy edhe frike Ai qesh kur te tjeret qajne dhe qan kur te tjeret qeshin Kjo ka vetem nje emer ai eshte katil- u shpreh kryeparlamentarja Topalli. Ajo terhoqi vemendjen dhe per braktisjen e votimit nga deputetet socialiste te Buxhetit te vitit 2011 ku jane perfshire projekte te fuqishme per infrastrukturen e Shkodres. Perpara dy ditesh kur Kuvendi i Shqiperise ishte mbledhur per te votuar Buxhetin e vitit te ardhshem ne te cilin jane parashikuar shume investime per Qarkun e Shkodres ashtu si edhe per qarqe te tjera ku ka projekte konkrete qe i sherbejne ketij qarku per te perballuar situata te veshtira. Me dukej gati e pabesueshme qe z. Rama te urdheronte deputetet e PS te iknin nga salla dhe te mos votonin per keto fshatra te permbytur per kete qark ne veshtiresi per kete bashki qe eshte ne ankth nga uji qe e rrethon- u shpreh kryetarja e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit foli gjithashtu dhe per qendrimin e deputeteve socialiste te Qarkut te Shkodres ndaj situates. Shpreh edhe keqardhjen me te madhe per ata qe jane deputete te Shkodres te Partise Socialiste qe kane marre votat ne qytetin e Shkodres dhe qe nuk kane ardhur ketu qe ne ditet e para atje ku Partia Socialiste ka marre votat. Ata nuk kane ardhur per tu qendruar afer qytetareve per tu thene nje fjale te mire- theksoi kryetarja e Kuvendit.
Vleresimi Topalli Qeveria po perballon me sukses kete situate te paprecedente/Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli prej ditesh te tera po ndjek nga afer situaten e permbytjeve ne Shkoder. Edhe dje ajo ka qene ne lagjet problematike te qytetit verior. Ne nje prononcim per mediat kryeparlamentarja Topalli theksoi se Qeveria po perballon me situaten e veshtire qe ka perfshire zonen. Shteti po merr masa te jashtezakonshme ushtria po kryen operacione shpetimi i falenderoj per punen e jashtezakonshme qe kane bere- tha Topalli. Ajo gjeti rastin te falenderoj te gjitha strukturat shteterore qe erdhen ne ndihme te banoreve te permbytur dhe shmangen ne momentin e duhur komplikimin e situates e cila mund te degradohej edhe ne kosto me te renda. Dua te falenderoj Shtabin e Emergjencave Civile i cili edhe ne keto momente eshte duke programuar te gjitha operacionet makinerite forcat e policise qe jane ne dispozicion ne 24 ore ne 24. Falenderoj forcat e ushtrise per bashkepunimin per punen qe kane bere ne te gjitha lagjet periferike te qytetit qe jane nen uje. Ata jane te pranishem ne te gjitha ato zona dhe komuna ku situata eshte kritike- deklaroi kryetarja e Kuvendit duke shtuar se shteti eshte 24 ore ne 24 ne ndihme te banoreve te prekur nga permbytjet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›