E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapet aeroporti i Prishtinës

PRISHTINE-Zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës njoftuan se prej ditës së sotme, ky aeroport është rihapur dhe fluturimet e para tashmë kanë filluar.

“Aeroporti është hapur në orën 6 të mëngjesit, ndërsa fluturimet kanë filluar pak më vonë”, tha Altin Ahmeti, zëdhënës në ANP.

Ai ka sqaruar gjithashtu se rifillimi i fluturimeve është mundësuar pas marrjes së hartave nga Eurokontrolli dhe qendrat më të mëdha meteorologjike.

Sipas këtyre dokumenteve, shkalla e kontaminimit nga hiri vullkanik është e nivelit të ulët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›