FSHF zyrtarizon fitoren e Skënderbeut në Shkodër
TIRANë- Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi fitoren 2-0 në tavolinë të skuadrës së Skëndërbeut, në ndeshjen ndaj Vllaznisë në Shkodër, për shkak të disa parregullsive në proçesverbalin e ndeshjes.
Sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës, “skuadra e Vllaznisë nuk kishte regjistruar lojtarin Nika, që u aktivizua në këtë takim dhe në vend të tij zv/trajneri Esat Rakiqi kishte shënuar emrin e lojtarit të ri Sykaj”.
Kjo ka çuar në këtë ndëshkim, ndërsa Vllaznia është gjobitur edhe me 50 mijë lekë gjobë si pasojë e hedhjes së sendeve të forta në fushë.
Ndërkohë edhe skuadra e Apolonisë së Fierit është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë si pasojë e hedhjeve të sendeve të forta në fushë, në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Dinamos.
(d.b/BalkanWeb)