Reshjet përmbysin pompën e ujësjellësit
18/05/2010 Në rrezik dhe 2 ura
BERAT-Reshjet e mëdha të shiut të rëna me mjaft intensitet gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së djeshme kanë bërë që prurjet e lumit Lapardhicë të zonës të Lumasit në rrethin e Beratit të shtrohen së tepërmi duke dal nga rrjedha e tyre normale. Prurjet e mëdha të këtij lumit kanë bërë që sipërfaqe të tëra toke bujqësore të përfundojnë nën ujë. Por, dëmet më të mëdha nga vërshimi i lumit janë shkaktuar në fshatin Sheqëz të komunës Lumas, ku pompa e ujit të pijshëm në këtë fshat është përmbytur dhe shkatërruar plotësisht. Mëngjesin e djeshëm depoja e ujit të pijshëm në këtë fshat është shkatërruar, pasi muret dhe pajisjet e saj janë marrë me vete nga prurja e lumit. Janë 850 banorë në këtë fshat, të cilët nga dita e djeshme nuk do të kenë ujë të pijshëm në banesat e tyre, pasi depoja ka dalë jashtë funksionimit. Depoja e ujit të pijshëm e ndërtuar pesë vjet më parë me fonde të pushtetit lokal, ndodhej në breg të lumit Lapardhica, çka ka bërë që vërshimi i lumit ta marrë me vete. Kryetari i komunës Lumas, Fadil Ago, është shprehur se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se depoja e ujit të pijshëm tashmë ka dalë jashtë funksionimit. Tashmë 850 banorët e fshatit kanë ngelur pa ujë të pijshëm dhe kryetari Ago shprehet se krerët e pushtetit lokal i janë drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Emergjencave, ku është kërkuar ndërhyrje për riparimin e dëmit, devijimin e lumit dhe ndërtimin e një depoje tjetër në rast të mosriparimit të saj për shkak të mungesës së vendit të gërryer nga ujërat e Lapardhicës. “Pesë vite më parë komuna investoi pesë milionë lekë të vjetra për ndërtimin e depos së ujit të pijshëm, por tashmë gjithçka u shkatërrua brenda një nate dhe banorët kanë ngelur pa ujë të pijshëm”. Po si rezultat i prurjeve të mëdha të lumit Lapardhicë dhe mungesës së një ure në fshatin Lumas nxënësit e shkollës nëntëvjeçare dhe të mesme në këtë fshat nuk kanë mundur të shkojnë dje në shkollë. Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të izolohen krejtësisht në lagjet e tyre, pasi prurjet e mëdha të lumit e kanë bërë atë të pakalueshëm dhe drejt shkatërrimit. Po në afërsi të urës pasarel të fshatit Sheqëz ujërat e këtij lumi kanë shkatërruar edhe një biznes të përpunimit të perimeve me pronar Fatmir Qevani, ndërsa është gati duke rënë godina e këtij biznesi. Problematike është paraqitur situata në një tjetër fshat të kësaj komune, në fshatin Bardhaj. Ura pasarelë e këtij fshati është shembur në një pjesë të saj duke krijuar probleme në qarkullimin e banorëve. Kryetari i fshatit Sheqzë Fatos Leshi tha për gazetën se dëmi i shkaktuar është i pariparueshëm dhe çka është me kryesorja, vendi ku ishte pompa e ujit të pijshëm është shkatërruar plotësisht, ndërsa pushteti vendor duhet të kishte marrë masa të mëparshëm për sigurimin e pompës së ujit të pijshëm që furnizon 850 banorët e këtij fshati. Si drejtor i shkollës së mesme i bëj thirrje pushtetit vendor që të vejë dorën e riparimit edhe tek të dy urat pasarela të fshatrave Sheqzë dhe Bardhaj, pasi nga dje nxënësit e dy fshatrave që janë rreth 100 nuk do të vijojnë në mësime për arsye të mungesës së urës, pasi urat aktuale janë drejt shembjes dhe janë me rrezik për nxënësit gjatë kalimit mbi to.