Treni elektrik, Olldashi padit Spartak Poçin
18/05/2010 Qeveria duhet t’i paguajë kompanisë “General Elektrics”, 12 milionë euro dëm
Humbja e gjyqit në Arbitrazhin Ndërkombëtar nga qeveria shqiptare me kompaninë që do të ndërtonte trenin elektrik të linjës Tiranë-Durrës, “General Elektrics” ka bërë që Ministria e Transporteve të fajësojë ish-kreun e saj Spartak Poçi për procedura të gabuara, duke kërkuar ndjekje penale. Kjo gjykatë ka vendosur të gjobisë me 12 milionë euro qeverinë shqiptare dhe sipas Sokol Olldashit, ministër i Transporteve dhe Telekomunikacionit, paraardhësi i tij është shkaktar që "General Electrics Transportation System, Athena" (ILIRIA Consortium) S.a të ketë fituar një gjyqin në Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC në Romë, që detyron shtetin shqiptarë të paguajë të paktën 12 milionë euro kompanisë. “Për më tepër kjo faturë sa vjen e rritet”, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Ministria e Transporteve. Komunikimi që mban firmën e Spartak Poçit, dhe mosparaqitja e tij personalisht në gjykimin e Arbitrazhit sipas rregullave procedurale për të dhënë sqarimet e nevojshme në lidhje me këtë komunikim të paraqitur nga “General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) S.a, kanë qenë të rëndësishme për vendimin. Por i akuzuari, Spartak Poçi pavarësisht interesit të mediave për një reagim është mjaftuar me faktin se nuk është ende i informuar për këtë reagim dhe vetëm pasi të marrë informacionin e nevojshëm do të japë sqarimet e nevojshme. Mosmarrëveshja objekt shqyrtimi në Gjykatën e Arbitrazhit ka qenë kontrata e datës 15 shtator 2003, për modernizimin e seksioneve të Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe Aeroportit Rinas. ‘‘Njoftimi për të proceduar”, komunikimi i ish-ministrit Poçi, i datës 3 dhjetor 2003, ku kërkohej procedimi i menjëhershëm i një pjese të kontratës, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, respektivisht në mungesë të dhënies së pëlqimit (ratifikimit) në Kuvend të marrëveshjes së huasë, pjesë përbërëse e kësaj kontrate, ka shërbyer në mënyrë të veçantë si provë në favor të “General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) s.a, kundër shtetit shqiptar në këtë proces.
Financimi
Qeveria “Nano”, në vitin 2003 vendosi të marrë një kredi me vlerë rreth 95 milionë dollarë për të modernizuar linjën hekurudhore Tiranë - Durrës dhe për të realizuar lidhjen e saj me aeroportin e Rinasit, para të cilat do të tërhiqeshin nga banka “ABN AMRO” dhe nga Banka Amerikane e Shqipërisë. Vendimi parashikonte se projekti do të realizohej nga kompania amerikane “General Electrics”.
Projekti
Në bazë të marrëveshjes me “General Electrics”, me shumën prej 63,6 milionë eurosh dhe 13,5 milionë dollarësh do të realizohej modernizimi i rrjetit ekzistues me gjatësi 38 km të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, do të riparoheshin apo ndërtoheshin 8 stacione pasagjerësh, si dhe do të ndërtoheshin 6 km linjë e re hekurudhore, që do të lidhte Tiranën e Durrësin dhe aeroportin e Rinasit.