E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët peticion Ramës: Ndërprisni grevën

Qe prej dy ditesh, studentet e universiteve publike dhe private, po firmosin nje peticion te cilin pritet t’ia dorezojne kryetarit te Partise Socialiste, zotit Edi Rama, nepermjet te cilit, do t’i kerkojne mbylljen e greves se deputetëve socialiste dhe mbeshtetësve te saj. Serisht ne thirrjet e tyre, drejtuar liderit te socialisteve eshte procesi i liberalizimit te vizave.

“Mos pengoni ëndrrën tonë për të lëvizur të lirë në hapësirën europiane. Mos vononi procesin e pandalshëm të integrimit të Shqipërisë në BE dhe vlerave që ajo përfaqëson” tha Qamil Dika, kryetar i Keshillit Studentor.

Gjate dy diteve te para te mbledhjes se firmave, peticionin e kane firmosur rreth 7000 studente nga universitetet publike dhe private te Tiranes. Peticioni i studenteve vjen pas protestes se madhe qe ata organizuan rreth nje jave me pare para bashkise se Tiranes.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›