E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet, përmirësohet ndjeshëm situata në verilindje dhe juglindje

18-02-2012 / Gazeta 55

Ministria e Transporteve: Janë të kalueshme të gjitha rrugët, edhe ato rurale

Situata në zonat e bllokuara nga dëbora në veri të vendit shfaqet e përmirësuar.Falë ndërhyrjes së Bashkisë Pukë në zhbllokimin e rrugëve brenda qytetit situata duket më e normalizuar dhe banorët kanë nisur të lëvizin. Nga ndërmarrja e rrugëve është bërë i mundur zhbllokimi i këtij aksit Shkodër-Fushë Arrëz. Përmirësimi i kushteve meterologjike, dhe ndërprerja e reshjeve të borës , u ka dhënë mundësi  Drejtorisë Rajonale të Rrugëve të ndërhyjnë në të gjitha segmentet rrugore për hapjen e tyre nga bora ne qarkun e Dibrës. Mjetet e Drejtorisë së Rrugëve dhe kompanive të kontraktuara kanë hapur disa segmente kombëtare. Në aksin tjetër drejt Kukësit po punojnë 3 fadroma ndërsa është bërë i mundur kalimi me zinxhirë deri në komunën Zalldardhë. Aksi Kombëtar  Peshkopi-Tiranë  është i hapur në 2 korsi dhe kalimi bëhet pa zinxhirë, kjo pasi të gjitha mjetet kanë punuar pa ndërprerje dhe është trajtuar me kripë e skorje. Situatë shfaqet më e përmirësuar se e ditëte të tjera në qarkun e Kukësit. Rruga e Kombit qarkullohet  pa probleme dhe e kalueshme pa zinxhirë. 10 njësi vendore  aktualisht janë të bllokuara. Pa energji elektrike janë dy komuna në Kukës dhe 6 fshatra në Tropojë, si dhe janë kryer tre fluturime për urgjenca mjekësore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›