E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, rritet niveli i ujit në Fierzë, 1 m në 24 orë

FIERZë- Rreshjet e vazhdueshme të shiut kanë rritur nivelin e ujit në hidrocentralin e Fierzës, ndërkohë që vazhdojnë shkarkimet. Në 24 orët e fundit niveli i ujit në Fierzë është rritur me 1 metër, duke bërë që niveli i ujit të shkojë në e 292.5 m, edhe 4 m larg kapacitetit maksimal.

Prurjet në Fierzë janë rreth 850 m kub/sek, cka bën të nevojshme edhe shkarkimet nga hidrocentrali, të cilat shkojnë në 500 m kub/sek.

Situata mbetet problematike, pasi reshjet e shiut vazhdojnë ende, ndërkohë që dihet që Fierza ka një kapacitet maksimal prej 296 metër, 292,2 m e të cilës është zënë tashmë. Pikërisht, rritja e nivelit të ujit, deryroi edhe hapjen e portave të shkarkimit ditën e dielë. Por situate që prej së dielës nuk po njeh përmirësim.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›