Zv/kryeministrja kroate vizitë zyrtare në Tiranë, takon krerët e shtetit
TIRANE- Zv/kryeministrja e Kroacisë, Durda Adlesic ndodhur për një vizitë dy ditore në Tiranë ka zhvilluar një takim me homologun Ilir Meta, Ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha si dhe me kryeministrin Berisha. Qendër e bisedimeve në takimin mes Metës dhe Adlesic ishte bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të procesit integrues të dy vendeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe procesi i liberalizimit të vizave mes dy vendeve. Në këtë takim u fol edhe për bashkëpunimet dypalëshe në kuadër të nismave rajonale.
Një tjetër takim, Adlesic ka zhvilluar dhe me Ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha nga ku është firmosur dhe memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe ato teknologjike.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga drejtuesit respektivë të Emergjencave Civile. Ministri Basha dhe zv.kryeministrja kroate deklaruan gadishmëri për zbatimin e plotë të këtij memorandumi që parashikon ndihmën e ndërsjelltë në kapërcimin ose zbutjen e fatkeqësive natyrore, shkëmbimin e informacionit, të përvojës dhe trajnimin e efektivëve të strukturave homologe të Emergjencave Civile, shqiptare e kroate.
Përparimi i Shqiëprisë në procesin e shpërndarjes së pasaportave biometrike dhe gadishmërinë e treguar për të shqyrtuar mundësinë e shqyrtimit të liberalizimit të vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë që kalojnë në territorin e Kroacisë, ka qenë ajo cka theksoi Adlesic gjatë takimit me kreun e qeverisë shqiptare. Në përfundim të takimit kryeministri Berisha i kërkoi Adlesic ti përcjellë kryeministres së Kroacisë ftesën për të vizituar Shqipërinë.
(e.n/News24/BalkanWeb)