Shtyhehet fillimi i shkollës për studentët e “Luigj Gurakuqit”
SHKODER- Shtyhet deri më 15 janar fillimi i sezonit të dytë të studimeve për studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Njoftimi ka ardhur nga ministria e Arsimit dhe Shkencës pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve të dendura në Shkodër dhe Lezhë. Sipas urdhërit të ministrisë studentët e “Luigj Gurakuqit” do ti fillojnë studimet më 15 janar për shkak se godinat e konvikteve do të përdoren për strehimin e familjeve të përmbytura nga reshjet. I njëjti lajmërim vlen edhe për shkollat e mesme profesionale në këtë rreth. Mbi 100 familje do të strehohen nga Shtabi i Emergjencave në këto godina, që janë parë nga qeveria si zgjidhje e momentit të kësaj situate.(m.a/News24/BalkanWeb)