Reshjet dhe batica, përmbytje në Durrës
DURRES- Problematike nga rreshjet e shumta të shiut dhe batica e detit Adriatik shfaqet edhe situata në plazhin e Durrësit. Nga këto pamje të mëngjesit të sotëm në zonën e plazhit në Durrës duket qartë se disa shtëpi janë izoluar nga uji, ndërsa shkak përvec baticës së detit, mbetet edhe bllokimi kanaleve të ujrave të bardha. Gjatë vitit që lamë pas zona ka paraqitur probleme të herëpasëhershme, ndërsa ndërrmarja e kanalizimeve ka ndërhyrë shpesh në zhbllokimin e situatës. Problemi nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare, pra nuk janë liruar kanalet. Vështirësi dhe në zona të tjera të qytetit ku kanalizimet nuk luajnë rolin e tyre. Një tjetër fenomen i këtyre ditëve që ka vështirësuar situan ka qënë dhe batica e cila e ndihmuar nga era me drejtim nga jugu ka bërë që deti të kalojë limitet e veta duke u futur në shëtitoren Taulantia. Gjithsesi nuk ka pasur probleme në përpunimin e trageteve, era tani fryn nga veri perendimi, dhe moti do vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm, njoftohet nga kapiteneria e Portit.(m.a/News24/BalkanWeb)