E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, grup pune për situatën hidroenergjetike

TIRANE Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ka ngritur një grup pune për të monitoruar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut, përgjatë dy ditëve të fundit. Niveli i ujit ne liqenin e Fierzes ka arritur ne 284 metra ndersa prurjet ne 650 meter kub ne sekonde. Zëdhënësja e METE-s, Matilda Merxhani bëri të ditur se është ngritur një grup pune, i kryesuar nga zëvendësministri Leonard Beqiri, për të analizuar situatën hidroenergjetike në vend. Në të njëjtën kohë, Merxhani bëri të ditur se ky grup pune do të analizojë pa ndërprerje situatën në hidrocentralin e lumit Drin dhe shkarkimet e plota në hidrocentrale dhe do të monitorojë furnizimin me energji, duke e informuar çdo një orë Ministrin e Energjetikës, Dritan Priftin për situatën.

"Duke vleresuar situaten e renduar hidroenegjitike per shkak te reshjeve te dites se fundit, dhe ne zbatim te rregullores te shkarkimit te flotave ne hidrocentralet e Vaut te Dejes, Komanit e Fierzes, ministri Prifti ka ngritur grupin e posacem te punes per te monitoruar 24 ore situaten, per te mos patur probleme ne sistemin hidroenergjitik. Ky grup pune i përfaqësuar nga zv-ministri i Energjetikës, Leonard Beqiri, do të analizojë situatën e krijuar në hidrocentrale pas rënies së shirave ditët e fundit", deklaroi Merxhani.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Muharrem Stojku deklaron sot për TV News 24 se niveli i Fierzës ka arritur në 284 metra, ndërsa prurjet llogariten në 650 metra kub ujë në sekondë. "Fierza eshte 6 metra larg nivelit maksimal, dhe pavaresisht prurjeve te dendura nuk rrezikohet hapja e dyerve per derdhjen e ujit", tha Stojku.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›