E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Durres nje i moshuar 70-vjecar gjen vdekjen teksa lahej ne det

Një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në det.

Hasan Lluani nga Tirana është viktima e radhës që ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Mësohet se 70 vjeçari është mbytur , ndërsa po lahej në ujerat e këtij plazhi në afërsi të kavalishencës në Durrës.

Sipas burimeve të policisë, vdekja e 70-vjeçarit ka ndodhur për shkak të mbytjes, ndonëse në ndihmë të tij kanë shkuar pushues të shumtë, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes, duke ndërruar jetë me të dalë në breg.

Ky është rasti i 6-të që një person humb jetën për shkaqe të ngjashme në ujërat e detit Adriatik, konkretisht në plazhin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›