E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli e Anzhi, garë për Seudi Keita

Liverpuli ka kontaktuar me Barcelonën për të shfaqur interesimin për mesfushorin Sejdu Keita. El Mundo Deportivo shkruan se Red-sat kanë kontaktuar kampionët e La Ligas për një transferim të janarit për Keita, por ata do të përballen me një konkurrencë të fuqishme nga Anzhi. 31-vjeçari ka startuar vetëm në pesë nga 11 ndeshjet për ekipin katalanas këtë sezon dhe mund të fitojë një pagë të kënaqshme me një transferim në kampionatin rus, që tashmë ka në radhët e veta dy yje, Roberto Karlos, dhe ish-bashkëlotjarin e Keita, Samuel Eto’o.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›