Retro/Press: ZGJEDHJET JUGOSLLAVE
(Korespondencë e veçantë e Minervë-s)
Simbas përfundimeve që dihen deri kësaj minute e z. Bogolint Jetvich pati nji fitim të shkëlqyeshëm në zgjedhjet e 5 majit. Një million, gjashtëqind mijë vota që tërhoqi në listën kryetari i qeveris, tue shtypur opozitën, janë një kohësisht triumfi i politikës jugosllave unitare, campion i të cilës ka dalë z. Jevtich.
Por, tue kqyrur prej më afri përfundimet e zgjedhjeve jugosllave, nuk munt të largohet përshtypja e përbashkët q’ësht më e favorëshme se shifrat vetë. Në fakt nuk duhet harruar, për me gjykue suksesin electoral të z. Jevtich, se Kryeministri nuk kishte parti, dhe ca më pak nuk kishte nonjë organizatë fasciste ose a hitler, kurse kundërshtarët e tij kishin një traditë të vjetër politike si edhe mekanismin e partive të vjetra të shpërndara. Për më tepër, opozita përdori parulla të fshehta të gatuara simbas gustos së çdo krahine, tue përkëdhelur ambicjet locale, dhe tue premtuar partizanëve të tyre mal me ar në rast suksesi. Me ç’mjete e përballi z. Jevtich këtë demagogji të lehtë? Me një demagogji zyrtare? As pak.
Tue shkelur traditat e partive në fuqi, kryeministri Jevtich nuk paraqiti në kritikat e kundërshtarëve të tij veçse vepra të dobishme të qeveris që kryeson qysh prej tre muajsh vetëm.
Dhe cilat vepra?
Në fillim me një ulje të përgjithëshme të taksave, suprimimin e disa taksave, veçanërisht të taksave t’automobilave; uljen e çmimit të sendeve të monopolizuem, faljen e pagimit të borxheve të katundarëve, zbritjen përfshinjëse të tarifës së hekurudhëve, punë botore për të pakësuar papunësin, etj, etj.
Tue mos patur përpara tij veçse dy muaj për të pregatitur dhe për të drejtuar fushatën e tij elektorale, dhe tue patur në thembrat e tij kundërshtarët dinakë që mundoheshin të nxijnë politikën e tij, Z. Jetvich nuk e humbi kohën e tij. Me tre fjalime që mbajti në Zagreb, në Liublana dhe në Belgrad fjalime që munt të merren si model shpiegimesh të siqnertë përpara popullit. Kryeministri Jetvich tregoi qartazi se ç’don, dhe me anë të logjikës së tij të qartë, me anë të bindësit dhe të këthjelltësis së një Shtetllari të math, fitoi për programin e tij klasat më të mëdha popullore, Z.Jetvich nënvizoj veçanërisht se problemet e mëdhenj shoqnorë dhe ekonomikë nuk munt të zgjidhen tue mbajtur në dorë seicili nga një flamur sërb ose kroat ose me anë fjalimesh akademike.
Askush s’ka qenë më parë si ky aq i sinqertë dhe s’ka mejtuar me aq kompetencë mbi nevojat e popullit të vogël që nuk ka se ç’i bën fjalimet akademike, në kohën që papunësia, ulja e çmimeve të prodhimeve bujqësore i venë pusin njeriut që kërkon punë.
Në gjith këto duke shtuar edhe prestigji personal që gëzon prapë popullit ky njeri i ri, democrat, q’i pranon të gjithë, siç është Z. Jetvich, i cili ka qenë për një kohë të gjatë njeriu i besuar i të ndyerit Mbret Aleksandër, bashkimtarit të Jugosllavis, dhe i cili mori nga goja e tij, në minutën e vdekjes, porosin e madhe q’i drejtohej gjith kombit: “Ruaj-e-ni mirë Jugosllavin!”.
Përfundimet e kaq përpjekjeve është fitimi në zgjedhjet dhe përtrimi i forcave të Jugosllavis së re, q’ësht protagonist e marrëveshjes balkanike dhe e paqes europiane.