E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 15 shtator 1881 Buggati

Ettore Arco Isidoro Bugatti, një dizejnator dhe fabrikues automobilash italian, i natyralizuar si francez, u lind më 15 shtator në Milano. Rridhte nga një familje arti e njohur me rrënjë në Milanon kulturore; ishte djali i madh i Carlo Bugattit, një dizejnator i rëndësishëm bizhush dhe mobiliesh të Art Nouveau. Vëllai i tij i vogël Rembrand Buggatti ishte një skulptor i njohur; halla, Ligia Bugatti, ishte bashkëshortja e piktorit Giovanni Segantini; dhe gjyshi i tij nga nëna, Giovanni Luigi Bugatti, ishte arkitekt dhe skulptor. Para se të hapte kompaninë e automobilave Buggati, Ettore dizajnoi një radhë motorësh dhe mjetesh për të tjerët. Prineti&Stucchu prodhoi motorin e tij Type 1 në vitin 1898. Nga vitit 1902 derri më 1904 Dietrich ndërtoi motorin tjetër të tij Type 3/4 dhe Type 5/6/7 me markën Dietrich-Bugatti. Gjatë vitit 1907 Bugatti u punësua nga Deutz Gasmotoren Fabrik, për të cilët skicoi motorin Type 8/9. Gjatë kohës së lirë ai ndërtoi Type 2 dhe Type 5. Ndërkohë që punonte për Deutz, ai ndërtoi Type 10 në bodrumin e shtëpisë së tij. Në vitin 1913 Bugatti dizajnoi një makinë të vogël për Peugeot Type 19 Bebe. Megjithëse ishte lindur në Itali, Buggati e ndërtoi kompaninë e tij të automobilave në Molsheim, rajoni i Alsasës. Kompania u bë e njohur për inxhinierinë e përparuar dhe makinat e saj të klasit si dhe suksesin në garën Grand Prix, ku Buggati fitoi Monaco Grand Prix.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›