Retro/Press: Si te punojme
Shqiperia me helm te math thret djemt e saja qi ghenden ne Shqiperi si edhe ne tere viset e dheut e i kujton se ardhi dita te ngrihen edhe tere me ne ze te larter, shume te larter, shume te larter, te kerkojne lirine e ghithe te drejtat e saja.
Zer i dhembshur i se dashures e se shume pasures tone memedhe duhet te bucase ne veshet e ghithe Shqiptareve edhe kudo qe te ghendemi kemi detyre te perghighemi kush e kush me pare. Eshte fjala, o velhezer, qe te sjelhim memedhene tone perseri n’ate madhesi e n’ate fuqi q’ish ne ditet e dragoit Shqiperise, te madhit tone privit Gherq Kastriot.
Flamuri i kombit Shqipetar, kur shqipona e Shqiperise ndritte edhe qe permi ghite kombet e Balhkanikut, ish i deghuar e i nderuar prej ghite kombeve t’Evropes, duke qene mbajtur nga duar te shendosha te ghysherve tane cilet nuk dinin te mendoheshin ndryshe pervec se Shqip; sot ghendet pa ne fuqi, i copetuar e i mbuluar ne dhe prej armiqve Shqiperise.
Shqipertaret e sotme c’te thom pa c’te le! Pasqyre eshte ghendja ne te cilen ndodhet sot memedheu tone; memedhetar i vertete duhet kete dhemke te madhe kur shikonj se Shqipetaret emerohen shume menyrash, si Arnaut, Palo Arvanitis etj. Shqipetaret e sotme jane rhene kaqe thelle n’eresire, sa nuke nohin dhelperit e medha qe ngrehin dita me diten por ne armiqte tane; te veme pake re gher ku kemi arhire me ghumin qe fleme e te shohim ne sa e rrezik te math ghedemi.
Cdo mot Grekhert nxjerrin ne statistika te re per tere kombet qi rhojne ne Turqi me geneshtra dhe per ghite qytetet e Shqiperise, pa pasur fare turp shkruajne: Korica helinikotait polis; keto te tilha s’i bejem vetem Grekert, po dhe Serbet, Bulgaret e Malezinte.
Keshtu pra te pasurit Shqiptare qi nuke shpetojne per te dhene krahun memedheut tyre, me ne fjale mundin te thomi se ata vete jane tradhetore. Shqiperia sot ka te madhe nevoje per ndihme, thret bijt e saja te vine te paguajne detyren me shpetim cilido pas fuqise qi ka, dhe do t’i a u dije per mire; edhe historia do t’i vere ne vendin e nderit. Ata pa s’tundet, ata qi nuke shkojne ment fare per memedhe e per liri, jane luture te vene ghitjstin ne koke: do te vinte ne dite qe te derdehin lot, se nuke vetem historia do t’i shkruane e t’i zografisne me ngyra te ndyra qe do te dihen per jete, po te kene edhe frike se kombi Shqipetar si c’po duket zuri po leviz edhe mos vine none dite qe mendia e neriut trumbullohet vetem kur te mendone qe c’munt te ngahase.