Retro/Histori: 20 tetor 1781 Patenta e Tolerancës
Patenta e Tolerancës ishte një urdhër i lëshuar më 20 tetor 1781 nga Perandori i Shenjtë romak, Joseph II i Austrisë. Patenta u jepte liri të ushtrimit të fesë të krishterëve jo-katolikë që jetonin brenda kufijve të Habsburgëve, përfshirë Luteranët, Kalvinistët dhe Grekët Ortodoksë. Më specifikisht, anëtarët e këtyre pakicave fetare lejoheshin të ushtronin “praktika fetare private” në kishat e tyre klandestine. Patenta u pasua nga Akti i Tolerancës i vitit 1782. Ajo u dha të drejtë hebrenjve të ushtronin aktivitet tregtar të çdo lloji, por gjithashtu vendosi kushte të reja. Hebrenjve u kërkohej të hapnin shkolla fillore në gjuhën gjermane apo t’i dërgonin fëmijët në shkolla të krishtera. Patenta gjithashtu i lejonte hebrenjtë të shkonin në shkolla shtetërore të nivelit të dytë. Një radhë ligjesh të nxjerra pas Patentës së Tolerancës shfuqizuan autonominë e komuniteteve hebraike, të cilat deri atëherë kishin pasur gjykatat e veta, shoqatat e bamirësisë, taksimin e brendshëm dhe sistemin arsimor; u kërkonte hebrenjve të trashëgonin emrin e familjes; i detyroi t’i nënshtroheshin shërbimit ushtarak; dhe u kërkonte kandidatëve për rabinat të kishin arsimim shekullar. Në fillim, Patenta u quajt “Urdhri Hyjnor i Lirive të Barabarta”, por më vonë, me ndërhyrjen e këshilltarëve të monarkut, emri u ndryshua.