E Diel, 1 Nëntor 2026

Retro/Histori: 24 dhjetor 1906 Transmetimi i parë në radio në histori

Rexhinald Fesenden lexoi disa poezi, një citat nga bibla, dhe luajti vetë një pjesë me violinë, e cila u përcoll përmes një transmetuesi të thjeshtë të vendosur në Masaccuset dhe u dëgjua në radiot e anijeve që ndodheshin në atë kohë në det. Ky ishte transmetimi i parë në të ashtuquajturat valë AM dhe në atë që njihet radio sot. Transmetimi erdhi pasi më parë shumë njerëz mjaft të njohur kishin punuar për një kohë të gjatë mbi mundësinë e përcjelljes dhe marrjes së mesazheve pa qenë nevoja e kabllove. Më herët në këtë fushë ishin vendosur telegrafët. Prej kësaj dite radio u bë një nga mjetet më të rëndësishme të komunikimit dhe medias në botë, dhe ishte në vendin e parë para se të masivizohej televizioni. Lajmet e para në radio u transmetuan më 1920, por zhvillimi qe i shpejtë. 20 vjet më vonë radio ishte një nga mjetet më të forta të komunikimit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, i hipur mbi një çati në Londër, Eduard R. Marrou transmetoi live bombardimet famëkeqe mbi kryeqytetin britanik. Me këtë transmetim të kohës së luftës u hodhën hapat e parë të raportimit radiofonik. Radio vazhdoi të ishte një nga mënyrat më të mira të komunikimit me botën deri në vitet e masivizimit të televizionit, edhe pse ajo mbetet edhe në ditët tona një mjet mjaft i rëndësishëm komunikimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›