E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijoi firmë piramidale, ekstradohet nga Greqia

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim u ekstradua nga Greqia dy ditë më parë. Policia njoftoi se Interpol Tirana ekstradoi nga Athina shtetasin në kërkim ndërkombëtar, Arben Xhelaj, nga Fieri. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me një vendim të marrë në vitin 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "mashtrimit" të kryer në bashkëpunim. Ky shtetas ka pasur në pronësi firmën "Al Delon" dhe gjatë vitit 1996, në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim edhe me nënën e tij Bejaze Xhelaj kanë marrë para me interes nga qytetarë të ndryshëm dhe më pas janë larguar, së bashku me paratë e tyre. Kjo firmë e vogël piramidale kishte mashtruar 181 persona, një pjesë e të cilëve kishin denoncuar në prokurori. Pas ekstradimit, 50-vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›