E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli në versionin soft, qeras dhe dhuron 200 euro në kishë

Mario Baloteli vijon të befasojë. Sulmuesi i Mançester Sitit gjithnjë ka bërë të flasin mbi “incidentet” e tij, por mesa duket SuperMario është i aftë edhe për gjeste plot karizëm, që nuk mund të lihen jashtë vëmendjes. Pasi doli në rrugët e Mançesterit për të dhuruar kartëmonedha prej 20 Eurosh për kalimtarët i veshur si Santa Klaus, këtë herë “djali i keq” nuk preferoi më asnjë kostum për t’u maskuar. Në një prej pub-eve të Mançesterit, Baloteli vendosi në banak plot 1 mijë stërlina dhe u ofroi të gjithë klientëve diçka për të pirë, ndërsa vetë u mjaftua me një kokteil frutash. Veprat e mira të Balotelit këtë fundvit nuk përfunduan me kaq, pasi së bashku më të fejuarën Rafaela Fiko, ai u drejtua në kishë ku dhuroi edhe 200 stërlina të tjera. Baloteli ndoqi plot seriozitet meshën duke shfaqur një tjetër anë të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›